BE: Armëpushimi i Rusisë për Krishtlindje fals dhe hipokrit
BKT
Rajoni dhe Bota

BE: Armëpushimi i Rusisë për Krishtlindje fals dhe hipokrit

ATSH

Bashkimi Evropian (BE) e vlerësoi si “të rremë dhe hipokrite” shpalljen e armëpushimit të përkohshëm të Rusisë në luftën në Ukrainë për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri një deklaratë në median sociale lidhur me udhëzimin që presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë ushtrisë ruse për armëpushim.

Michel e ka vlerësuar Kremlinin si agresor dhe popullin ukrainas si viktimë dhe ka theksuar se alternativa e vetme për të ndërtuar sërish paqen dhe sigurinë do të jetë tërheqja e ushtarëve rusë nga Ukraina.

“Shpallja e armëpushimit të njëanshëm është i rremë dhe hipokrit po aq sa aneksimet e paligjshme dhe të shëmtuara, si dhe referendumet që i shoqërojnë këto”, ka deklaruar Michel.

Me rastin e Krishtlindjeve të Ortodoksëve, Putin udhëzoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes për zbatimin e në armëpushimi 36-orësh duke filluar nga mesdita e 6 janarit. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota