Dështon lëshimi historik i raketës Cornwall nga Mbretëria e Bashkuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Dështon lëshimi historik i raketës Cornwall nga Mbretëria e Bashkuar

RTSH

Misioni i parë satelitor i nisur nga Britania e Madhe ka dështuar. Një avion jumbo-jet i operuar nga kompania amerikane Virgin Orbit transportoi një raketë nga Neëquay, Cornëall, për ta lëshuar atë lart mbi Oqeanin Atlantik. Raketa u ndez dhe dukej se po ngjitej siç duhet, por më pas raketa pësoi një “anomali”. Satelitët që mbante nuk mund të lëshoheshin dhe humbën. Cosmic Girl, avioni transportues 747, u kthye i sigurt në bazë.

Zëvendës CEO i Agjencisë Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, Ian Annett tha se kjo tregon "sa e vështirë" është në të vërtetë hyrja në orbitë, ndërsa parashikoi më tej nisje të raketës brenda 12 muajve të ardhshëm. "Ne ngrihemi, kthehemi, provojmë përsëri, kjo është ajo që na përcakton", tha ai.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota