Vialli i kishte thënë Mancinit se Italia duhet ta fitojë Botërorin 2026
BKT
Sport

Vialli i kishte thënë Mancinit se Italia duhet ta fitojë Botërorin 2026

Uran Krasniqi/RTKLive

Gianluca Vialli i kishte thënë Roberto Mancinit se Italia duhet të triumfojë në Kupën e Botës 2026.

Kjo kishte ndodhur në një prej ndejave që dy ish-partnerët e sulmit te Sampdoria si futbollistë kishin pasur kohëve të fundit jo shumë kohë para vdekjes së Viallit. 

Ish-sulmuesi i Sampdorias, Juventusit dhe Chelseas ka vdekur të premten e kaluar, pasi ishte ridiagnostikuar me kancer në vitin 2021.

“Shkova për të vizituar Lucan në Londër në dhjetor dhe do të jem i sinqertë isha pak i frikësuar. Telefonuam ish-shokun e skuadrës te Sampdoria, Attilio Lombardo dhe ne po qeshnim e po bënim shaka. Gianluca më tha se duhet të fitojmë Kupën e Botës në vitin 2026 dhe se ai do të jetë atje me ne. Ai me siguri do të jetë aty dhe ne shpresojmë t'ia dedikojmë një fitore të madhe atij", ka treguar Mancini.