United e përmbysë Cityn për pesë minuta
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester United e ka përmbysur për pesë minuta Manchester Cityn. Skuadra e Guardiolas për shtatëdhjetë minuta ka qenë duke fituar 1-0 dhe pastaj është dorëzuar. Ka humbur ndeshjen 2-1.
Gjatë pjesës së parë nuk pati gol.
Skuadra e Cityt kaloi në epërsi tek gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes. Në minutën e gjashtëdhjetë, pas një asistimi perfekt nga Kevin De Bruyne, ishte Jack Grealish që realizoi pak minuta pasi hyri në lojë.
Pastaj ka qenë radha e United.
Fernandez barazoi rezultatin në minutën e 80-të, ndërsa golin e fitore e shënoi Rashford tre minuta më vonë.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 38 pikë, një më pak se Manchester City që gjendet i dyti. Tabela e Premier League kryesohet nga Arsenal.























