Ten Hag i lumtur me fitoren, mendon se skuadra është në drejtim të duhur
BKT
Sport

Ten Hag i lumtur me fitoren, mendon se skuadra është në drejtim të duhur

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është shprehur i kënaqur me fitoren kundër Manchester Cityt në Premier League, duke thënë se skuadra e tij është në drejtim të duhur.

"Jam vërtet i kënaqur me performancën e ekipit”, ka thënë ai për "BT Sport". “Ne jemi në një drejtim të mirë. Fryma e skuadrës, besimi se ndeshja është nëntëdhjetë minuta dhe ne mund të kundërpërgjigjemi".

United ka fituar sot ndaj Cityt me rezultat 2-1.

Skuadra e Pep Guardiolës kaloi në epërsi në pjesën e dytë përmes zëvendësuesit Jack Grealish, por golat e shpejtë të Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford bënë që në fund United të ishte fitues.