Klopp i shqetësuar me gjendjen e ekipit pas humbjes së sotme
BKT
Sport

Klopp i shqetësuar me gjendjen e ekipit pas humbjes së sotme

Uran Krasniqi / RTKLive

Jurgen Klopp ka pasur kundërpyetje si përgjigje kur është pyetur pas humbjes nga Brighton se a është i shqetësuar ai nga gjendja e Liverpoolit. “Po, si mund të mos jesh pas një ndeshje si kjo", ka pyetur ai. 

Trajneri gjerman ka thënë se prejse është trajner te Liverpool asnjëherë nuk e ka parë skuadrën e tij më keq se në ndeshjen e sotme ku ekipi pësoi humbje me rezultat 3-0.

"Keq. Vërtet keq. Nuk mbaj mend një lojë më të keqe", është shprehur ai pas ndeshjes. "Kisha një ide për të ndryshuar formacionin, që ishte të përpiqesha të ndihmoja ekipin, po ajo që pashë sot nga ekipi im ishte se ata nuk ishin vërtet të bindur nga kjo". 

Tashmë Liverpool gjendet në pozitën e tetë në renditjen tabelare të Premier league dhe larg zonës që e dërgojnë në garat e kupave evropiane.