Raketa ruse shkatërron një banesë shumëkatëshe në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Raketa ruse shkatërron një banesë shumëkatëshe në Ukrainë

REL

Si pasojë e sulmeve të reja kundër Ukrainës, më 14 janar, Rusia ka shkatërruar një ndërtesë nëntëkatëshe banimi në qytetin e Dnjipros, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke plagosur dhjetëra tjerë.

Të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ndërtesa, po ashtu, është shkatërruar rëndë. Sipas zyrtarëve, raketat kanë goditur edhe objekte të infrastrukturës kritike në rajonin e Harkivit, i cili gjendet në kufi me Rusinë dhe në Lviv, qytet ukrainas në afërsi me Poloninë.

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota