Ministri Bujar Osmani vizitë në Kiev të Ukrainës |Video
BKT
Foto: Bujar Osmani/Facebook
Rajoni dhe Bota

Ministri Bujar Osmani vizitë në Kiev të Ukrainës |Video

J.Musliu/RTKlive

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukrainës.

Kjo është vizita e parë e punës së tij në kuadër të kryesimit të OSBE-së. Kjo pasi Maqedonia e veriut është kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

“Do të shkojmë në terren për të vizituar zonat e prekura nga veprimet ushtarake dhe për t’u takuar me njerëzit në terren”, ka deklaruar ministri osmani në rrjetet sociale.

“Do të realizojmë edhe takime të shumta me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës”.

Ai deklaroi se gjendja në Ukrainë, me fokus të veçantë njerëzit në terren, një nga prioritetet e OSBE-së për vitin 2023.

“Fjala është për njerëzit!”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota