Më 19 mars Mali i Zi mban zgjedhje presidenciale
RTMZ
Sipas nenit 89 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe nenit 2 të Ligjit për Zgjedhjen e presidentit të Malit të Zi, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, është i autorizuar dhe i obliguar që të shpallë zgjedhjet për Presidentin e Malit të Zi, jo më vonë se 120 ditë përpara përfundimit të mandatit të presidentit.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve 2018, mandati aktual i presidentit të Malit të Zi filloi me betimin e deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi më 20 maj 2018, në mënyrë që dita e fundit e afatit të shpalljes zgjedhjet është më 19 janar 2023.
Duke pasur parasysh se prilli është festa e madhe fetare e të tri konfesioneve më të mëdha në Mal të Zi, u gjykua se është më e përshtatshme dhe adekuate që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë 19 mars 2023.
“Në fakt, më 9 prill është festa fetare e Pashkëve për besimtarët katolik, më 16 prill është festa fetare e Pashkëve për besimtarët ortodoks dhe më 21, 22 dhe 23 prill është festa fetare e Bajramit për besimtarët islam. Të tri festat fetare bien të dielën dhe kjo është dita e përcaktuar me ligj për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjithashtu duke pasur parasysh mundësinë që asnjë nga kandidatët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale të mos fitojë në raundin e parë, d.m.th. nuk do të marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që votuan, ishte e nevojshme të merret parasysh fakti që raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet pas 14 ditësh, gjë që përsëri nuk do të ishte e përshtatshme nëse ka rënë gjatë festave fetare, dhe për këtë është caktuar data 19 mars, që me atë rast raundi i dytë i zgjedhjeve të mbahet më 2 prill 2023.”, thuhet në njoftim, raporton Radiotelevizioni publik i Malit të Zi.
Kuvendi thekson se caktimi i zgjedhjeve pas datës 23 prill do të kalonte afatin maksimal prej 90 ditësh nga data e shpalljes, siç parashihet me Ligjin për zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi.























