Gjenden 21 foto unikale të getos së Varshavës
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjenden 21 foto unikale të getos së Varshavës

atsh

Një numër fotosh, të paekspozuara më parë, që pasqyrojnë shkatërrimin brutal të getos së Varshavës nga nazistët, 80 vjet më parë, në vitin 1943, u shfaqën në Muzeun e Historisë së Hebrenjve Polakë “Polin”.

Rreth 21 foto, janë marrë në fshehtësi nga zjarrfikësi polak, Zbigniew Leszek Grzywaczewski, ndërsa nazistët i vunë zjarrin getos.

Kryengritja e getos së Varshavës, nga 19 prilli deri më 16 maj 1943, konsiderohet akti më i madh i rezistencës hebreje ndaj regjimit nazist gjatë Holokaustit.

Të udhëhequr nga Mordechaj Anielewicz, luftëtarët heroikë hebrenj, ndërsa popullsia u strehua në bodrume dhe kanalet e ujërave të zeza, kundërshtuan nazistët me të gjitha mjetet në një përpjekje për të parandaluar likuidimin përfundimtar të getos.

Gjë që nuk ndodhi, pas nazistët i vunë zjarrin të gjithë zonës dhe i dëbuan të mbijetuarit në kampet e vdekjes.

Fotot e marra nga zjarrfikësi dëshmojnë atë që ndodhi.

Grzywaczewski ishte në atë kohë një anëtar i rezistencës polake, dhe pas luftës një aktivist i njohur i “Solidarnosc”-it.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota