Greta Thunberg lirohet pas arrestimit në protestën e minierës gjermane
REL
Aktivistja e njohur Greta Thunberg, është liruar pak kohë pasi u arrestua nga policia e Gjermanisë të martën më 17 janar, teksa po merrte pjesë në një protestë kundër prishjes së planifikuar të një fshati, për t`i hapur rrugë zgjerimit të një miniere të qymyrit.
Miniera ndodhet afërsisht 9 km në largësi të fshatit Lytzerat.
Sipas policisë, Thunberg dhe aktivistë të tjerë u paralajmëruan se do të largoheshin me forcë nëse nuk e lirojnë lokacionin për punime, dhe nëse ata nuk do të bashkëpunonin që të identifikoheshin.
“Greta Thunberg ishte pjesë e një grupi aktivistësh që u nis drejt skajit të minierës. Megjithatë, ajo u ndalua dhe u dërgua nga ne, së bashku me këtë grup, në një zonë ku nuk ka rrezik, dhe më pas ky grup u identifikua”, tha policia gjermane për Reuters, duke shtuar se një aktivist u hodh në minierë.
Thunberg u mor nga tre policë që e larguan nga skaji i minierës, ku paraprakisht kishte qëndruar e ulur së bashku me grupin e aktivistëve.























