Rrëzohet helikopteri mbi çerdhen e fëmijëve në Kiev
RTSH
Një helikopter është rrëzuar pranë çerdhes së fëmijëve në qytetin e Kievit, Brovary. Si pasojë e rrëzimit të helikopterit, kanë ndërruar jetë 16 persona, mes të cilëve Ministri i Brendshëm ukrainas, Denis Monastyrsky, zëvendësi i tij Yevhen Jenin dhe Sekretari i Shtetit.
Kreu i komandës ushtarake rajonale të Kievit. Oleksiy Kuleba, ka reaguar menjëherë pas tragjedisë, duke bërë me dije se ka edhe persona të plagosur, por nuk dha detaje mbi gjendjen dhe numrin e tyre.
“Në momentin e tragjedisë në kopsht kishte fëmijë dhe staf. Për momentin ata janë shpërngulur të gjithë”, shkroi në Telegram Oleksiy Kuleba.
Helikopteri i përkiste shërbimeve të emergjencës shtetërore të Ukrainës, megjithëse shumë nga detajet e incidentit mbeten të pakonfirmuara për momentin.























