Malisheva prezanton Sokolin si trajner, reagon edhe Sermaxhaj
BKT
Sport

Malisheva prezanton Sokolin si trajner, reagon edhe Sermaxhaj

Uran Krasniqi / RTKLive

Malisheva ka prezantuar sot Bylbyl Sokolin si trajner të ri të klubit. Ndërkohë ish-trajneri i deritanishëm, Sami Sermaxhaj, ka reaguar, duke lënë të kuptohet se pati persona në klub që kishin plan që ai të mos vazhdonte si trajner.

"Klubi njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin, Bylbyl Sokoli. Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi. Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyrë në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme. Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese. Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit. Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të", ka njoftuar Malisheva.

No description available.

Ndërkohë ish-trajneri Sermaxhaj nuk e ka lënë pa e komentuar situatën. Sipas tij, kishte njerëz në klub të cilët kishin plan që ai të mos ishte trajner.

"Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte knaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitum dhe udhëheqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veq u bë publik. Mirëupafshim!", ka shkruar Sermaxhaj.