Golden Eagle Ylli fiton ndaj Rahovecit dhe merr kryesimin
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli fiton ndaj Rahovecit dhe merr kryesimin

Uran Krasniqi / RTKLive

Golden Eagle Ylli sonte ka marrë primatin e liderit në Prince Caffe Superligë. Kjo pas fitores ndaj Rahovecit në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të.

Rezultati përfundimtar ka qenë 70:99 (19:21, 22:23, 9:25, 20:30). 

Që të gjitha periudhat janë fituar nga therandasit, por ajo e treta është karakterizuar me një shkëputje më të madhe.

Te vendasit u dalluan Edmond Kryeziu me 23 pikë dhe Visar Ejupi me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Malcolm Armstead me 12 pikë, shtatë kërcime dhe 11 asistime, Rashun Davis me 23 pikë e gjashtë kërcime dhe Chris Harris me 17 pikë e nëntë kërcime.

Kjo ishte fitorja e katërmbëdhjetë për Yllin që ka edhe katër humbje.