Llapi transferon portierin nga Shqipëria
BKT
Sport

Llapi transferon portierin nga Shqipëria

Uran Krasniqi/RTKLive

Vokli Laroshi është transferimi i fundit i klubit të Llapit. Për përforcimin ka njoftuar klubi nga Podujeva me anë të një komunikate.

“Gardiani” 21-vjeçar nënshkruan për dy-vite e gjysmë me Llapin. KF Llapi ka arritur marrëveshje me portierin shtatlartë Vokli Laroshi, i cili është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Antalya. Laroshi, i lindur në Elbasan, ish-reprezentues i Shqipërisë U21 e rrit edhe më shumë cilësinë e ekipit. Ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit U19 për t'u transferuar më pas tek Partizani i Tiranës dhe së fundmi për një-vit ka qenë pjesë e Turbinës, si kapiten i ekipit. Laroshi vjen në ekipin tonë pas insistimit të kryetrajnerit Batatina dhe pas bashkëpunimit me klubin e Turbinës të cilët i falenderojmë për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në transferimin e Laroshit në klubin tonë. Numri 12 do jetë numri i ri për portierin Laroshi me fanelën dhe ngjyrat e KF Llapit", ka shkruar Llapi.

Aktualisht në tabelën që e kryeson Drita, Llapi gjendet në pozitën e gjashtë.