Ballkani prezanton futbollistin e Kombëtares shqiptare
BKT
Sport

Ballkani prezanton futbollistin e Kombëtares shqiptare

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorenc Trashi, do ta vazhdojë karrierën në futbollin kosovar. Ai ka firmosur me Ballkanin e Suharekës.

"Ju njoftojmë se Lorenc Trashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Trashi ka firmosur me klubin tonë për dy vite e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Trashi ka qenë pjesë e ekipeve si Lushnja, Partizani dhe së fundmi ishte pjesë e klubit Qadsia në Kuvajt. Vlen të ceket se Lorenc Trashi ishte edhe pjesë e Kombëtares shqiptare", ka njoftuar Ballkani. 

Me Drejtorin aktual të Ballkanit, Nderim Nexhipin, Trashi njihet prej kohësh nga Partizani i Tiranës.