22:33 / 20.01.2023
Dani Alves paraburgoset në Barcelonë
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, është arrestuar të premten në Spanjë pasi, sipas njoftimit nga Policia, ai është akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një grua në një klub nate të Barcelonës në dhjetor të vitit të kaluar.
"Tridhjetë e nëntë vjeçari është paraburgosur dhe tani do të merret në pyetje nga një gjykatës", ka thënë Mossos d'Esquadra, një zëdhënës Policisë.
Futbollisti brazilian ka konfirmuar se ai ishte në klubin e natës në atë kohë, por ka mohuar çdo veprim të keq nga ana e tij.























