Sermaxhaj: Finalja e Superkupës duhej të zhvillohej në Kosovë
Sport

Sermaxhaj: Finalja e Superkupës duhej të zhvillohej në Kosovë

Uran Krasniqi/RTKLive

Organizimi i finales së Superkupës në Turqi dhe jo në Kosovë nuk ka kaluar pa u komentuar nga njohësit e futbollit kosovar.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi, Ballkani ka mposhtur skuadrën e Llapit me rezultat 1-0, duke bërë që kampioni aktual ta dërgojë edhe një trofe në Suharekë.  

Genc Sermaxhaj, një ish-futbollist e trajner i futbollit, e ka parë më të qëlluar sikur ndeshja të zhvillohej në Kosovë. 

"Finalja e Superkupës së Kosovës në futboll në mes Llapit e Ballkanit, do duhej të zhvillohej në Kosovë. Gjithashtu prania e dy tifozerive të ekipeve përkatëse në stadium, do të krijonte një ambient të bukur sportiv duke e bërë ndeshjen më atraktive e më rivalizuese. Gjithçka që pamë, ishte një lojë stërvitore me dy ngjyra", ka thënë Sermaxhaj.


MË SHUME NGA Sport