Zelanda e Re do të drejtohet nga dy persona
Rajoni dhe Bota

Zelanda e Re do të drejtohet nga dy persona

atsh

Zelanda e Re do të drejtohet nga një ekip i ri prej dy personash, me Chris Hipkins të konfirmuar si kryeministër i ri të dielën.

Kryeministrja në largim Jacinda Ardern njoftoi dorëheqjen e saj të papritur.

Hipkins, i vetmi kandidat për postin, do të betohet si kryeministër të mërkurën, tha ai në një konferencë shtypi të dielën.

Zëvendës i tij do të jetë Carmel Sepuloni, personja e parë e etnisë Pasifika në vend që mban këtë post. Ajo merr detyrën nga ministri i Financave Grant Robertson.

Sepuloni hyri në Parlament në vitin 2008, duke u bërë ligjvënësja e parë i Zelandës së Re me prejardhje Tongane.

“Dua të pranoj rëndësinë e kësaj për komunitetin tonë Pasifika. Unë jam një Tongane dhe Europiane dhe përfaqësoj breza të Zelandës së Re me prejardhje të përzier,” tha ajo.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota