17:43 / 22.01.2023
Dortmund fiton nga Augsburg në një ndeshje me shumë gola
Uran Krasniqi/RTKLive
Në një ndeshje ku janë shënuar shtatë gola mes Borusia Dortmund dhe Augsburg fitues ka dalur skuadra nga Dortmundi.
Rezultati përfundimtar ka qenë 4-3.
Bellingham (29'), Schlotterbeck (42'), Bynoe-Gittens (75') dhe Reyna (78') kanë realizuar për "milionerët".
Maier (40'), Demirovic (45+1) dhe Colina (77') kanë shënuar për Augsburg.
Gjatë ndeshjes ndodhi edhe debutimi i Sebastian Haller, i cili fitoi betejën me sëmundjen e keqe dhe luajti minutat e para zyrtare me verdhezinjtë e Terzic, me tifozët që shpërthyen në ovacione në momentin që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë zbriti në fushë.
Dortmundi pas fitores kalon në vendin e gjashtë me 28 pikë, derisa Augsburg në vendin e pesëmbëdhjetë me 15 pikë.