20:48 / 22.01.2023
Pedri i jep fitoren e radhës Barcelonës
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona e ka vazhduar serinë e fitoreve. Fitorja e sontme ndaj Getafes ishte e gjashta radhazi.
Skuadra e Xavit ka fituar me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 18-të në La Liga që u zhvillua në "Camp Nou".
Pedri shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e tridhjetë e pestë të ndeshjes, kur Raphinha dërgoi një asistimi të mrekullueshëm nga e majta në zonë.
Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë mundësi shënimi dhe me këtë epërsi të Blaugranëve përfundoi ndeshja.
Kjo fitore e dërgon skuadrën e Xavi gjashtë pikë para Real Madridit, që përballet më vonë me Athletic Bilbao .
Që nga disfata 3-0 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve në tetor, Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje.