Ballkani prezanton përforcimin e ri
Sport

Ballkani prezanton përforcimin e ri

B. H. / RTKlive

Dy ditë pasi e fitoi trofeun e Superkupës, kampioni në fuqi, FC Ballkani ka prezantuar përforcimin e ri për stinorin pranveror.


Pjesë e portokallezinjve është bërë sulmuesi anglez Yoan Marc-Olivier.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Suhareka. Deri më tash futbollisti 22-vjeçar ishte pjesë e Malishevës, derisa më herët ka luajtur për Istogun. Ballkani edhe në këtë edicion e synon titullin e kampionit, derisa pas stinorit vjeshtor zë pozitën e dytë, me 38 pikë, aq sa ka edhe Drita, që e kryeson renditjen.

Aktualisht portokallezinjtë ndodhen në Antalia për fazën përgatitore, derisa në fillim të muajit të ardhshëm do të luajnë ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës kundër skuadrës prizrenase A&N.


MË SHUME NGA Sport