Lidhja Rajonale e Gjilanit thotë se s`ka ftesë për Kuvendin e FFK-së
Sport

Lidhja Rajonale e Gjilanit thotë se s`ka ftesë për Kuvendin e FFK-së

Uran Krasniqi/RTKLive

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit ka thënë se nuk ka marrë ftesë për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së që do të mbahet më 27 janar.

"Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit – LRFGJ me datë 18.01.2023 ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK se me datë 17.01.2023 dy delegatë nga LRFGJ nuk i kanë pranuar ftesat dhe materialet për kuvendin e datës 27.01.2023.Pas mbledhjes së bordit të LRFGJ-së, është kërkuar që të sillen materialet dhe ftesat për dy delegatët Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani të cilët edhe janë delegat legjitim.Deri sot, as LRFGJ dhe as delegatët në fjalë, nuk kanë pranuar ndonje email nga FFK dhe nuk i janë sjell as ftesat dhe as materialet e kuvendit”,  është thënë përmes një komunikate.
 


MË SHUME NGA Sport