10:27 / 31.01.2023
Zelensky: Terrori rus duhet të humbasë
atsh
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur nevojën për fitoren e plotë të vendit të tij, pothuajse një vit pasi Moska nisi pushtimin e saj.
“Terrori rus duhet të humbasë kudo dhe në të gjitha mënyrat”, tha ai gjatë një fjalimi dje në mbrëmje.
“Në mënyrë që të mund të rindërtojmë gjithçka dhe kështu të dëshmojmë se liria është më e fortë”, shtoi Zelensky.
“Krahas nismave të sigurisë, aktivitetet humanitare janë gjithashtu të rëndësishme”, tha ai, duke iu referuar rikthimit të furnizimit me ujë të qytetit të Mykolaiv, të shkatërruar nga trupat ruse.
Deklarata e tij erdhi pas një vizite në qytetin jugor, së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, ku ata vizituan një spital dhe portin detar.