17:27 / 02.02.2023
BRUKSEL-BE prezanton qendrën e re të provave për krimet e luftës në Ukrainë
atsh
Për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën kundër Ukrainës, një qendër provash do të ngrihet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse në gjykata për krimet e saj të tmerrshme”, theksoi von der Leyen në një konferencë shtypi në Kiev.
“Prokurorët e Ukrainës dhe Bashkimit Evropian tashmë janë duke punuar së bashku dhe duke mbledhur prova, theksoi ajo.
Qendra e re ndërkombëtare në Hagë do të koordinojë këtë punë. Ajo do të integrohet në një ekip që po heton, ndër të tjera, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.























