Rekrutët bjellorusë “nuk do të luftojnë në Ukrainë”
REL
Forcat e armatosura të Bjellorusisë mund të përballen me dezertim të madh të rekrutëve, nëse lideri i shtetit, Alyaksandr Lukashenka, urdhëron ndërhyrje në Ukrainë, ka thënë Alyaksandr Azarov, ish-zyrtar i lartë për zbatim të ligjit.
Parashikimi i Azarovit, i cili përfaqëson një asociacion të ish-zyrtarëve të sigurisë në Bjellorusi, u bë pas dyshimeve nëse Lukashenka mund të vendosë për dërgimin e trupave ushtarake bjelloruse në luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë në muajin 12-të.
Pak para nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake në Bjellorusi.
Pas përfundimit të stërvitjeve, një pjesë e konsiderueshme e 30.000 trupave ushtarake ruse të stacionuara atje, kanë nisur pushtimin e Ukrainës, duke tentuar pa sukses që të kontrollojnë kryeqytetin ukrainas apo ta rrëzojnë Qeverinë atje.
Por, ndonëse Qeveria e Lukashenkas e ka lejuar ushtrinë ruse që të shfrytëzojë territorin ukrainas, vetë Lukashenka i ka rezistuar presionit të Moskës për t’u përfshirë në luftë.
Në muajin nëntor, në pamjet satelitore të siguruara nga Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë, janë parë mijëra trupa ruse që janë rikthyer në Bjellorusi, duke rritur dilemat për një tjetër ofensivë në Ukrainë.