Real Madrid fiton bindshëm dhe arrin në finale të Botërorit të klubeve
BKT
Sport

Real Madrid fiton bindshëm dhe arrin në finale të Botërorit të klubeve

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid ka arritur në finalen e Kupës së Botës për klube pasi ka fituar kundër Al Ahlyt. 

Rezultati i gjysmëfinales së sontme ka qenë 4-1 për evropianët. 

Vinicius Junior (42'), Valverde (46'), Rodrygo (90+) dhe Arribas (90+) kanë shënuar për madrilenët. 

Golin e vetëm për sauditët e ka realizuar Maaloul nga penalltia në minutën e 65-të.

Klubi nga Madrid do të mund të kishte edhe më shumë gola sikur Modric të mos e humbiste penalltinë në minutën e 87-të. 

Real Madrid do të takohet në finale me Al-Hilal SFC  që mbrëmë ka arritur fitore ndaj CR Flamengo në "Grand Stade de Tanger".