Tërmeti në Turqi dhe Siri, një nga më vdekjeprurësit në dy dekadat e fundit
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmeti në Turqi dhe Siri, një nga më vdekjeprurësit në dy dekadat e fundit

rtsh.al

Më shumë se 17,500 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrimtar të mëngjesit të së hënës.

Punonjësit e shpëtimit po mundohen shpëtojnë të mbijetuarit nga rrënojat e infrastrukturës së shembur në kushtet e ngrira të dimrit.

Tërmeti me magnitudë 7.8 në fillim të kësaj jave goditi provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Ky tërmet është një nga më vdekjeprurësit që prej 80 vitesh.  Me goditjen e tërmetit herët në mëngjes, shumë njerëz ishin në gjumë kur ndodhi dhe u bllokuan nën rrënojat e shtëpive të tyre, transmeton CNN. 

Në zonat e goditura nga tërmeti në veriperëndim të Sirisë , rajoni tashmë po lufton për të rindërtuar ndërtesat që u dëmtuan rëndë nga bombardimet e vazhdueshme ajrore gjatë luftës civile shumëvjeçare.

Për më tepër, me një mot të lagësht dhe të ftohtë, kushtet e këqija e kanë bërë më të ndërlikuar arritjen e zonave të prekura dhe përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes në të dy anët e kufirit dukshëm.

Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, duke rënë rregullisht disa gradë nën zero. Me reshjet e shpërndara dhe dëbora në rajon që do të vazhdojë, rrezikohet edhe jeta e të mbijetuarve.. Këta të mbijetuar tashmë kanë kaluar ditë pa ushqim dhe ujë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota