Turqi dhe Siri – Mbi 34 000 viktima nga tërmeti
ATSH-AA-DPA
(E plotësuar) Numri i të vdekurve të raportuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi sot shifrën 34 000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja veniten çdo orë.
”Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29 600”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve AA, që citon AFAD-in.
Ai shtoi se 80 278 persona të tjerë ishin plagosur.
Në Sirinë fqinje, të paktën 4 500 persona kanë vdekur dhe 5 276 janë plagosur.
”Midis të hënës dhe të shtunës zona përjetoi më shumë se 2 000 pasgoditje”, sipas AFAD-it.
(E plotësuar) Mbi 33.000 viktima nga tërmetet, OKB pret që numri të dyfishohet
REL
Kombet e Bashkuara dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Sirisë, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 33.000 mund të dyfishohet.
“Deri më tani, kemi parë dështim për të ndihmuar banorët në veriperëndim të Sirisë. Ata me të drejtë ndihen të braktisur. Ata po presin ndihmën ndërkombëtare që ende nuk ka ardhur”, tha shefi për ndihmë i OKB-së, Martin Griffiths.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë një bebe shtatëmuajsh dhe një vajzë adoleshente nga rrënojat të dielën, teksa Griffiths ka vizituar Turqinë dhe më pas Sirinë më 12 shkurt.
Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rrënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.
Për shkaqe sigurie, disa operacione të ndihmës janë pezulluar dhe dhjetëra persona janë arrestuar për shkak të plaçkitjeve apo tentimit për të mashtruar viktimat pas tërmeteve në Turqi, ka raportuar media shtetërore.
Por, në gjithë këtë situatë të rënduar, ende po shpëtohen persona nga rrënojat.
“A ka botë këtu?”, pyeti 70-vjeçarja Menekse Tabak kur u nxor nga rrënojat në qytetin jugor të Kahramanmarashit – epiqendra e tërmetit prej 7.8 ballësh që goditi vendin të hënën.
Një bebe shtatëmuajsh, i quajtur Hamza, po ashtu u shpëtua në Hataj pas më shumë se 140 orë pas tërmeteve, ndërkaq Esma Sultan, 13 vjeçe, po ashtu u shpëtua në Gaziantep, raportoi media shtetërore.
Familjarët janë në garë kundër kohës për të gjetur trupat e pajetë të më dashurve të tyre.
“Ne kemi dëgjuar [autoritetet] se nuk do të mbajnë më gjatë trupat pas një periudhe të caktuar, ata kanë thënë se do t’i varrosin”, tha Tuba Yolcu nga Kahramanmarash.
(E plotësuar) Mbi 28.000 viktima nga tërmetet, OKB pret që numri të dyfishohet
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka vrarë i cili ka shkuar më shumë se 28,000 do të dyfishohet dhe kërcënon të rritet edhe më shumë", kështu paralajmëroi Martin Griffiths, një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përgjegjës për koordinimin e operacioneve humanitare .
Martin Griffiths ishte një ditë më parë në qytetin e Kahramanmaras, ku tërmeti 7.8 Rihter ndodhi më 6 shkurt dhe mori jetën e 24,617 qytetarëve në Turqi dhe 3,547 në Siri (gjithsej 28,191 persona) sipas të dhënave të fundit.
"Unë mendoj se është e vështirë të vlerësohet numri i vdekjeve me saktësi megjithatë, unë jam i sigurt se do të dyfishohet, nëse jo edhe më shumë. Numërimi i vdekjeve nuk ka filluar ende," shtoi ai.
Dhjetëra mijëra punonjës të shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat, mes motit të ftohtë që përkeqëson situatën për viktimat e tërmetit.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se të paktën 870,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore, ushqime të ngrohta, në Turqi dhe Siri. Vlerësohet se deri në 5.3 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë vetëm në Siri.
Gati 26 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, tha dje Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke apeluar për 42.8 milionë dollarë donacione për të financuar përpjekjet për të adresuar nevojat e menjëhershme shëndetësore.
Sipas Agjencisë së Reagimit ndaj Fatkeqësive të Turqisë (AFAD), më shumë se 32,000 anëtarë të ekipeve turke të shpëtimit janë përfshirë në kërkim, të cilëve u janë shtuar 8,294 anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe agjencive të ndihmës nga jashtë.
Mbi 25.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
REL
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha më 11 janar se numri i viktimave nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 25.000.
Ky njoftim vjen pak kohë pasi ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjalla nga rrënojat dy gra, pasi ato kishin qenë të bllokuara për 122 orë, thanë autoritetet të shtunën.
Një ditë më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se autoritetet duhej të kishin vepruar më shpejt pas kësaj fatkeqësie natyrore.
Gjashtëdhjeteshtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat në 24 orët paraprake, tha zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, gjatë një adresimi në orët e vona të së premtes.
Rreth 80.000 persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona anë mbetur pa shtëpi, tha Oktay.
“Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që ata t’i kthehen jetës normale, duke u ofruar strehim brenda një viti dhe duke ua shëruar dhimbjen sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Oktay.
Në Siri, që po ashtu u godit nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka realizuar vizitën e parë në zonat e prekura nga tërmeti. Siç ka raportuar media shtetërore siriane, ai së bashku me gruan e tij Asma, kanë vizituar një spital në Alepo.
Qeveria e tij ka miratuar ndihmën humanitare për gjithë linjën e frontit në luftën civile 12-vjeçare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevojë urgjente për ndihmë.
Tërmeti i së hënës prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.
Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17.000 persona.























