Emiratet e Bashkuara Arabe ndihma të konsiderueshme në Turqi dhe Siri
BKT
Rajoni dhe Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe ndihma të konsiderueshme në Turqi dhe Siri

ATSH-WAM

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan urdhëroi ngritjen e një spitali fushor si dhe dërgimin e një ekipi kërkim-shpëtimi për njerëzit e prekur nga tërmeti në Republikën e Turqisë.

Ai drejtoi gjithashtu dërgimin e një ekipi kërkim-shpëtimi dhe ofrimin e ndihmave urgjente dhe ndihmës urgjente për të prekurit nga tërmeti në Republikën Arabe të Sirisë për të ndihmuar familjet në zonat më të goditura.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar pesë avionë me furnizime ndihmash, të cilat mbërritën në Turqi dhe Siri, duke e çuar në 27 avionë totalin e dërguar deri më tani në kuadër të operacionit ‘Gallant Knight” (”Kalorësi trim”) i nisur për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në të dy vendet.

Deri më sot, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar gjithsej 17 avionë në Turqi.

Ndërkohë, aeroplanët e dërguar në Siri ishin gjithsej 10, të cilët transportuan 107 tonë ndihma, që përfshinin 87 tonë furnizime ushqimore, 20 tonë furnizime mjekësore dhe 432 tenda.

Për më tepër, po punohet në përgatitjen e spitalit të lëvizshëm fushor në qytetin Islahiye në Turqi për të pritur dhe trajtuar të lënduarit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Emirateve të Bashkuara Arabe po vazhdojnë përpjekjet e tyre pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe kanë shpëtuar katër persona në Kermanmaras dhe kanë nxjerrë nëntë trupa nga nën rrënoja.

Emiratet e Bashkuara Arabe, deri më tani, kanë dërguar ekipe kërkim-shpëtimi, të cilat përfshijnë gjithsej 134 shpëtimtarë, në Turqi dhe Siri.

EBA po ngre edhe një urë ajrore me Qytetin Ndërkombëtar Humanitar (IHC), për të transportuar ndihma urgjente, sende mjekësore dhe pajisje për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në terren dhe aktivitetet e kërkim-shpëtimit në të dy vendet.

Dërgesat e para ishin batanije termike dhe tenda familjare nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), i ndjekur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota