20:05 / 12.02.2023
OKB: E zhgënjyem popullin sirian për ndihmën pas tërmetit
ATSH-ANSA
Zyrtari më i lartë i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths pranoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ka arritur të dërgojë ndihma për njerëzit në rajonin e kontrolluar nga opozita të Sirisë, pas tërmetit shkatërrues të së hënës.
“Deri më tani ne kemi zhgënjyer njerëzit në Sirinë Veriperëndimore. Ata ndihen të braktisur dhe kanë të drejtë. Duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare që nuk ka mbërritur”, shkroi ai në Twitter.
“Detyra ime dhe detyrimi ynë është ta korrigjojmë këtë gabim sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është qëllimi im tani”, tha ai gjatë një vizite në zonën kufitare turko-siriane.
Siria numëron deri tani mbi 4 500 viktima nga tërmeti.























