Nuk reshtin kërkimet për të mbijetuarit në Turqi-Siri
BKT
Foto: TRT/Shqip
Rajoni dhe Bota

Nuk reshtin kërkimet për të mbijetuarit në Turqi-Siri

TRT/Shqip

Ekipet e kërkimit-shpëtimit dhjetë ditë pas tërmetit të 6 shkurtit nxorën të gjallë një grua 42-vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqinë jugore.

Viktima e tërmetit Melike Imamoglu u shpëtua 222 orë pas tërmeteve në lagjen Onikisubat të qytetit Kahramanmaraş.

Të paktën 35.418 njerëz humbën jetën nga dy tërmete të forta që goditën dhjetë provinca në Türkiye.

Lëkundjet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë javën e kaluar ishin të përqendruara në Kahramanmaraş, si dhe goditën qytetet Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.

Operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 6 shkurtit në kufirin turko-sirian kanë hyrë në ditën e dhjetë.

Autoritet turke kanë paralajmëruar se nuk do të reshtin së kërkuari derisa i mbijetuari i fundit të tërhiqet nga ndërtesat e shembura.

Suksesi i radhës i ekipeve të shpëtimit u regjistrua në qytetin Adiyaman, kur nga rrënojat e ndërtesës Merve u shpëtua 77-vjeçarja Fatma Güngör, edhe atë 212 orë pas tërmetit të 6 shkurtit.

Banorja e lagjes Ali Taş, Fatma Güngör, u transportua në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital. Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani në Türkiye është mbi 35.000 viktima.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota