18:43 / 16.02.2023
PE dritë jeshile ndihmës ushtarake për Kievin
ATSH-ANSA
Parlamenti Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile një rezolute, të paraqitur një vit pas fillimit të luftës në Ukrainë, e cila kërkon që Kievit t’i ofrohet ndihmë ushtarake për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Sipas dokumentit, Parlamentit Evropian duhet të shqyrtojë vendimin për furnizimin me avionë luftarakë, helikopterë, sisteme raketore dhe një rritje të numrit të municioneve.
Drita jeshile erdhi me 444 vota pro, 26 kundër dhe 37 abstenime.
Rezoluta bën thirrje për përdorimin e aseteve ruse të ngrira nga BE-ja, për të rindërtuar Ukrainën, për forcimin e sanksioneve kundër Moskës dhe aleatëve të saj dhe për të filluar bisedimet e pranimit me Kievin në Bashkimin e Evropian, këtë vit.























