46 persona të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Brazil
BKT
Rajoni dhe Bota

46 persona të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Brazil

RTK

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe rreth 40 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në provincën Sao Paulo në Brazil. Më shumë se 1 mijë e 700 persona janë evakuuar, ndërsa mbi 700 kanë mbetur pa strehë mbi kokë.

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën e dhjetëra po konsiderohen të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës gjatë vikendit që lamë pas në Barra Do Sahy në provincën Sao Paulo në Brazil. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për ndonjë të mbijetuar eventual.

Sipas shifrave zyrtare, 38 persona ende konsiderohen të zhdukur. 25 persona, përfshirë gjashtë fëmijë janë dërguar në spital ndërsa shtatë raportohet të jenë në rrezik për jetën.

Më shumë se 1700 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që ndodhen në zonën e rrezikut ndërsa 760 kanë mbetur pa strehë mbi kokë. 680mm shi, sasi kjo rekorde kishte rënë për 24 orë në këtë zone ndërsa shërbimi meteorologjik ka thënë se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

Derisa ekipet emergjente po vazhdojnë të nxjerrin nga balta viktima tjera, autoritetet locale kanë paralajmëruar për rrëshqijte tjera të mundshme të tokës.

Afërsisht 9.5 milion banorë nga 215 sa I ka Brazili jetojnë në zona me rrezik të lartë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota