Klopp: Humbja një goditje e rëndë, por fitorja në Madrid s’është utopi
RTSH
Jurgen Klopp e ka analizuar humbjen e thellë të Liverpoolit në “Anfield Road” duke lënë të kuptohet se skuadra e tij ende nuk është dorëzuar.
Trajneri gjerman e pranon se kjo ishte një goditje e rëndë për të dhe për ekipin anglez, por kjo nuk e pengon të shpresojë për një fitore në “Santiago Bernabeu”.
“E nisëm lojën në mënyrë të shkëlqyeshme, e kishim gjithçka që donim, ndiheshim mirë, atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Më pas, ata shënuan, kuptuam vonë se duhet të kishim mbrojtur më mirë. Goli i tyre ishte një shuplakë për ne, duhet ta pranojmë. Por, pas pjesës së parë kisha ende ndjenja pozitive. Goli i tretë i tyre lindi nga një goditje e lirë që nuk jam i sigurt nëse ishte, por në fund të ditës duhet ta pranpjmë se amnezitë në mbrojtje na lushtuan shumë”, tha gjermani për “BeIN Sport”.























