Keqtrajtuan profesorin shqiptar, arrestohen dy policët malazezë
BKT
Foto: RTKlive
Rajoni dhe Bota

Keqtrajtuan profesorin shqiptar, arrestohen dy policët malazezë

RTKlive

Ushtruesi i detyrës së prokurorit në Ulqin, ka urdhëruar arrestimin e dy policëve të Malit të Zi, të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriçan, ku është keqtrajtuar një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për policët me inicialet D.SH. dhe N.B. Siç raporton transmetuesi publik i Mali të Zi,  Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq, duke folur për rastin me policinë kufitare, ka thënë se MPB-ja ka nisur të gjitha procedurat ligjore.

Ai shtoi se nëse ka elementë, fton prokurorinë që të përfshihet në atë rast. Në video shihen dy policë të Malit të Zi, duke rrahur profesorin shqiptar Petraq Milo.

Në një video shihet një punonjës policie i Sektorit të Policisë Kufitare, duke ushtruar forcë fizike ndaj një shtetasi shqiptar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota