Parlamenti voton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
BKT
Rajoni dhe Bota

Parlamenti voton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

RTSH

 Parlamenti hungarez do të vendosë në fillim të marsit për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Kandidatura e dy vendeve nordike, e cila duhet pranuar unanimisht nga 30 vendet anëtare të NATO-s, është ratifikuar nga të gjithë, me përjashtim të Turqisë dhe Hungarisë.

”Deputetët hungarezë do të debatojnë këtë çështje javën e ardhshme, përpara një votimi të veçantë për secilin prej dy vendeve midis 6 dhe 9 marsit”, tha parlamenti në faqen e tij të internetit.

Afati ishte shtyrë disa herë për shkak të bllokimit të trafikut legjislativ dhe opozita akuzoi qeverinë e Viktor Orbanit për zvarritje.

Kryeministri nacionalist, aleat i ngushtë i presidentit turk ReCep TaYYip Erdogan, është me të vërtetë i prirur të ruajë lidhjet me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

Ai përmbahet nga kritikat ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe refuzon të dërgojë armë në Kiev, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime paqeje.

I përballur me kritika, Budapesti ka siguruar megjithatë disa herë “të mos ketë kundërshtim” ndaj kandidaturave të Finlandës dhe Suedisë.

“Ne kemi një pozicion të qartë”, tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në fund të janarit.

”Ne mbështesim zgjerimin e NATO-s dhe kur Parlamenti të mblidhet sërish në shkurt, çështja do të jetë në rend dite dhe do ta zgjidhim shpejt”, premtoi ai.

Erdogan nga ana e tij sugjeroi në fillim të shkurtit një ratifikim të mundshëm të anëtarësimit të Finlandës, por pa atë të Suedisë, që mbetet e bllokuar nga Ankaraja.

I akuzuar për strehimin e aktivistëve dhe simpatizantëve kurdë, Stokholmi e gjen veten në një ngërç për të marrë dritën jeshile nga Ankaraja, pas një sërë demonstratash antiturke dhe djegies së një Kurani.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota