Pushtimi rus i Ukrainës në qendër të takimit OSBE-së
ATSH-DPA
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të jetë tema kryesore gjatë takimit dyditor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Parlamentarët ukrainas dhe lituanezë po bojkotojnë takimet, të cilat hapen sot, sepse delegatët rusë lejohen të marrin pjesë.
OSBE ka 57 anëtarë.
Në takim, rreth 300 deputetë nga 55 vende të tjera anëtare të OSBE-së do të shprehin kryesisht pikëpamjet e tyre për luftën në Ukrainë.
Nuk priten vendime nga ky takim.
E premtja shënon përvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Margareta Cederfelt, presidente e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka thënë se takimi nuk do të bëhet platformë për propagandën ruse.
Parlamentarët nga 20 vende i kishin bërë thirrje Austrisë që të mos lëshonte viza për pjesëmarrësit rusë.























