Zelensky: Paqja nuk mjafton, agresioni rus mbetet permament
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelensky: Paqja nuk mjafton, agresioni rus mbetet permament

atsh

Edhe nëse Ukraina do të nënshkruante traktatet më të rrepta të paqes, rreziku i agresionit nga Rusia mund të rishfaqet. Prandaj është e nevojshme të ndërtohet një shtet ukrainas që do të jetë në gjendje të mbrohet në të ardhmen, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas Zelensky, gjatë procesit të negociatave të Stambollit me Rusinë pranverën e kaluar, në fazat e hershme të luftës, vendi i tij refuzoi, përveç kërkesës inekzistente për ‘denazifikim’, edhe demilitarizimin e kërkuar nga Moska.

“Ne shpjeguam se ushtria jonë duhet të jetë në përputhje me atë që kemi, që të mund të mbrojmë shtetin tonë. Edhe nëse nënshkruajmë marrëveshjet më të rrepta, mendojmë se pas nja dy vitesh Rusia mund të provojë sërish”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota