Zelensky shkarkon një tjetër zyrtar të lartë ushtarak
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelensky shkarkon një tjetër zyrtar të lartë ushtarak

ATSH-ANSA

Komandanti i forcave të përbashkëta ushtarake ukrainase u shkarkua nga detyra, sipas një vendimi të presidentit Volodymyr Zelensky, i cili nënshkroi dekretin, sipas medias ukrainase.

Gjenerali Eduard Mykhailovich Moskalov u emërua në këtë post vitin e kaluar, në mars, kur togeri Oleksandr Pavliuk u emërua kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit.

Nuk është ende e qartë nëse shkarkimi i Moskalovit lidhet me hetimet për korrupsion.

Zelensky nuk dha shpjegime, por ky shkarkim është i fundit nga një sërë ndryshimesh në drejtimin e ushtrisë, të bëra nga administrata e tij.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota