Dërgimi i mjeteve luftarake në Ukrainë, nënkupton shpallje lufte
RTSH
Ish-presidenti i Rusisë, aktualisht nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar NATO-n që të mos furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë pasi siç ai argumenton një gjë e tillë do të ishte e barabartë me një shpallje lufte nga aleanca e Atlantikut të Veriut.
Sipas tij, arsyeja e vetme pse NATO heziton të dorëzojë avionë luftarakë ose sisteme të armëve me rreze të gjatë në Ukrainë është se ka marrë në konsideratë armatimet ruse.
"Kushdo që vendos të dorëzojë pajisje dhe armë apo trajnerë ushtarakë, duhet të marri në konsideratë si objektiva legjitime, nga forcat e armatosura ruse”, është shprehur Medvedev.
Megjithatë, ai ka shtuar se Perëndimi mund të mos rezistojë për shumë më gjatë, sepse sipas tij “tundimi për të shkatërruar Rusinë është i madh”.
Edhe pse si president dhe më pas si kryeministër i Rusisë, Medvedev është përshkrua si një nga mbështetësit më të zjarrtë të pushtimit rus të Ukrainës , duke nisur shpesh sulme dhe kërcënime kundër Kievit dhe aleatëve të tij perëndimorë.CNN.gr























