Shumica e gjermanëve në favor të shpenzimeve më të mëdha ushtarake
BKT
Rajoni dhe Bota

Shumica e gjermanëve në favor të shpenzimeve më të mëdha ushtarake

atsh

Sipas një sondazhi 62% e gjermanëve janë në favor të investimit të më shumë parave në forcat e armatosura, përtej fondit special prej 100 miliardë eurosh (106 miliardë dollarë), edhe nëse kjo do të thotë se qeveria do të duhet të hyjë në borxhe ose të bëjë kursime në fusha të tjera për ta bërë këtë.

Sondazhi sugjeron se ka mbështetje të shumicës për shpenzime shtesë në mesin e pothuajse të gjithë mbështetësve të partisë, me vetëm mbështetësit e Partisë së Majtë që janë kundër shpenzimeve shtesë.

Pak më pak se një e treta e të anketuarve ose 32%, ishin kundër shpenzimeve të mëtejshme në Bundeswehr, ndërsa 6% ishin të pavendosur.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius së fundmi bëri thirrje që buxheti i mbrojtjes të rritet edhe përtej fondit special.

Pistorius kërkoi fonde të mëtejshme për t’i mundësuar Gjermanisë të arrijë objektivin e shpenzimeve prej 2% të rënë dakord midis anëtarëve të NATO-s.

Kancelari Olaf Scholz gjithashtu theksoi se dëshiron të shpenzojë 2% të PBB-së së Gjermanisë për armatim në përputhje me objektivin e NATO-s.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë, për vitin aktual priten shpenzime prej vetëm 1,6%.

Rreth 1 165 votues me të drejtë vote u anketuan në sondazhin e ZDF Politbarometrit, i kryer midis 28 shkurtit dhe 2 marsit dhe i publikuar sot.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota