Betis i bën favor Barçës, ndal Realin
BKT
Sport

Betis i bën favor Barçës, ndal Realin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola në transfertë tek Real Betis.

Betis dhe madrilenët u përballen të dielën mbrëma në kuadër të La Ligës, duke luajtur pa gola.

Betis u tregua ekip i pathyeshëm dhe me sukses i bëri ballë presionit të ‘Los Blancos’, sidomos në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Të besuarit e Carlo Ancelottit provuan më të gjitha forcat që ta dërgojnë të paktën një herë topin në rrjetën kundërshtare, e bën këtë përmes  Benzemas, por që goli u anulua nga VAR-i.

Megjithatë, sfida mes Betisit dhe Realit u mbyll me rezultatin më të padëshiruar në lojën e futbollit, pra pa gola.

Pas këtij barazimi, Reali ka 53 pikë në vendin e dytë, nëntë më pak se lideri i tabelës, Barcelona, kurse, Betis renditet e pesta me 41 pikë të grumbulluar.