Të paktën 29 sulme ruse në 24 orët e fundit në Donesk
ATSH
Ushtria ukrainase ka forcuar pozicionet e saj në Bakhmut, bëri të ditur zyra presidenciale e Ukrainës.
Ushtria ukrainase synon të “forcojë” pozicionet e saj në Bakhmut, epiqendra e luftimeve me trupat ruse në lindje të vendit, deklaroi presidenca ukrainase, pas thashethemeve për një tërheqje të mundshme të forcave të Kievit nga qyteti.
”Kryekomandantët e forcave të armatosura të Ukrainës u shprehën në favor të vazhdimit të operacionit mbrojtës dhe forcimit të pozicioneve tona në Bakhmut” gjatë një takimi të sotëm me kreun e shtetit Volodymyr Zelensky”, theksoi presidenca në një deklaratë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim me Komandën Supreme, në të cilin u diskutua në detaje situata në Bakhmut, në të cilën Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valery Zaluzhny dhe komandanti i grupit të trupave operative-strategjike Khortytsia , Oleksandr Syrsky, foli në favor të vazhdimit të mbrojtjes së Bakhmutit.























