Nga Tetova deri në kufi me Shqipërinë, ndërtohet autostradë e re/Video
BKT
Foto:RTK
Rajoni dhe Bota

Nga Tetova deri në kufi me Shqipërinë, ndërtohet autostradë e re/Video

Besnik Iseni/RTK-Shkup

108 kilometra autostradë do të ndërtohen nga Maqedonia e Veriut ku një pjesë do të jetë nga Tetova deri në kufi me Shqipërinë dhe tjetra nga Prilepi në Manastir. Për këtë projekt Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi Bechtel-Enka nënshkruan në Shkup marrëveshjen.

"Marrëveshjen të cilën e kemi nënshkruar sot me realizuesin është hap i parë për ndërtimin e infrastrukturës  moderne të korridorit  8 dhe 10 D. Me këtë projekt tregojmë se infrastruktura është prioritet më i madh i kësaj qeverie", deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut.

Punimet për ndërtimin e këtyre autostradave është paraparë të fillojnë në muajin prill të këtij viti.

"Fillimi i ndërtimit të katër akseve rrugore është moment historik, për shkak se bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor në Maqedoninë e Veriut. Ky ndërtim i Korridoreve Evropiane do të ndikojë shumë për zhvillimin ekonomik, lidhje më të mira me fqinjët dhe korridoret evropiane", deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes "Rrugët e Maqedonisë".

Ndërtimi i këtyre autostradave është paraparë  të kushtojë 1.3 miliard euro ose 12 milionë euro për kilometër.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota