Muller: Me Messin gjerat kanë shkuar mirë, CR7 ishte problemi ynë
F.Bytyqi/RTKLive
Lionel Messi është përballur tetë herë në karrierën e tij me Bayern Munich dhe ka arritur vetëm dy fitore.
Ai kishte përjetuar poshtërim në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2020, pasi Barcelona humbi 8-2.
Thomas Muller bën krahasimin mes argjentinasit dhe Cristiano Ronaldos.
“Kundër Messit gjërat kanë shkuar gjithmonë shumë mirë në aspektin e rezultateve. Cristiano Ronaldo, nga ana tjetër, ishte problemi ynë kur luante për Real Madridin. Por Kam respektin maksimal për paraqitjen individuale të Messit në Kupën e Botës, ai ishte i jashtëzakonshëm”, tha Muller.
“Nuk është aq e lehtë të luash në një ekip si Paris Saint-Germain. Është e vështirë të gjesh një ekuilibër ekipor. Individët të ndihmojnë të fitosh vetëm disa ndeshje”, ka theksuar Muller.























