Disa persona të vdekur pas një sulmi me armë në Hamburg
BKT
Rajoni dhe Bota

Disa persona të vdekur pas një sulmi me armë në Hamburg

RTKlive

Policia gjermane ka raportuar se disa persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat e armëve brenda një kishe në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten mbrëma, raporton agjencia e lajmeve AP.

Policia tha në ‘Twitter’ se të shtënat ndodhën në lagjen Gross Borstel, disa kilometra në veri të zonës qendrore të qytetit të dytë më të madh të Gjermanisë.

Policia tha se “disa persona mbetën të plagosur rëndë, e disa prej tyre kanë mbetur të vdekur nga këto shtëna me armë”, por nuk kanë dhënë ndonjë  shifër të saktë.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21:00.

Detajet rreth këtij sulmi dhe motivet e tij nuk janë bërë të ditura ende.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota