Pheniani lëshon dy raketa përpara manovrave ushtarake SHBA-Kore e Jugut
BKT
Rajoni dhe Bota

Pheniani lëshon dy raketa përpara manovrave ushtarake SHBA-Kore e Jugut

atsh

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa nga një nëndetëse në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, gjatë fundjavës, njoftoi sot Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

KCNA-ja e kontrolluar nga shteti tha se dy raketa strategjike u lëshuan nga nëndetësja “8.24 Yongung” gjatë një stërvitjeje nënujore dje në mëngjes.

“Nëndetësja ishte në ujërat e gjirit Kyongpho dhe goditi me saktësi objektivin e paracaktuar, në Detin Lindor pasi udhëtoi 1500 kilometra në orbita fluturimi, për më shumë se dy orë”, raportoi KCNA.

Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut konfirmoi testimin e armëve, por një zëdhënës tha se kishte dallime midis të dhënave të regjistruara dhe informacionit të dhënë nga Koreja e Veriut.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut tha se Pheniani po monitoronte situatën në gadishullin Korean, në të cilin imperialistët amerikanë dhe forcat e Koresë së Jugut po bëhen gjithnjë e më të pa maskuar në manovrat e tyre ushtarake anti-DPRK (Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut).

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të nisin sot një tjetër stërvitje ushtarake të madhe të quajtur “Mburoja e Lirisë”.

Të premten, media e kontrolluar nga shteti i Koresë së Veriut citoi sundimtarin Kim Jong Un i cili tha se ushtria duhet të përgatitet për një luftë të mundshme në gadishullin Korean duke intensifikuar manovrat ushtarake për të përmirësuar gatishmërinë në vend.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota