Lituania klasifikon grupin ”Wagner” si organizatë terroriste
BKT
Rajoni dhe Bota

Lituania klasifikon grupin ”Wagner” si organizatë terroriste

atsh

Parlamenti i Lituanisë e ka klasifikuar grupin mercenar rus ”Wagner” si një organizatë terroriste.

”Kompania private ushtarake që lufton në vijën e frontit në Ukrainën lindore është një kërcënim për sigurinë publike”, thuhet në rezolutën e miratuar unanimisht nga 117 anëtarë të parlamentit në vendin baltik të BE-së dhe NATO-s.

”Ajo është përgjegjëse, ndër të tjera, për vrasjen dhe torturimin e civilëve në Ukrainë dhe bombardimin e shtëpive dhe objektivave të tjera civile”, shtohet në të.

Në tekst, Asambleja Popullore e Seimas në Vilnius u bën thirrje edhe vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e Lituanisë.

Klasifikimi i forcës, i cili udhëhiqet nga oligarku pro Kremlinit, Yevgeny Prigozhin, është kryesisht simbolik.

Lituania e ka përshkruar më parë luftën e Rusisë në Ukrainë si gjenocid dhe Rusinë si një “shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin”.

Rezoluta e quan ”Wagnerin” një “mjet në hije të fuqisë ruse” që merr pajisje ushtarake nga Moska, përdor infrastrukturën ushtarake ruse dhe stërvitet nga sherbimet sekrete  ushtarake.

Më parë, ”Wagner” ka ndihmuar Rusinë të pushtonte dhe aneksonte gadishullin e Krimesë në Detin e Zi në 2014 dhe ka marrë pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainën lindore në vitin 2015.

Forca mercenare ishte gjithashtu e përfshirë në akte kriminale në Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan dhe Mali.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota