Pekini: Do zhvillojmë stërvitje ushtarake të përbashkët me Rusinë e Iranin
BKT
Rajoni dhe Bota

Pekini: Do zhvillojmë stërvitje ushtarake të përbashkët me Rusinë e Iranin

RTSH

Kina, Irani dhe Rusia pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Gjirin e Omanit. Ministria e Mbrojtjes së Kinës ka deklaruar se stërvitjet midis ushtrive dhe marinave të tre vendeve do të zgjasin deri të dielën.

Sipas Pekinit, stërvitjet do të bazohen në stërvitjet e përbashkëta detare midis tre vendeve të mbajtura në 2019 dhe 2022.

Ndërkaq, zyrtarët perëndimorë kanë ngritur shqetësimin se Kina mund të ndihmojë Rusinë në aspektin ushtarak në luftën e saj në Ukrainë. Por Pekini e ka mohuar një akuzë të tillë.

Ndërkohë, partneriteti në rritje bashkë me Teheranin është intensifikuar gjatë vitit të kaluar pasi Rusia ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake për luftën e saj kundër Ukrainës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota